Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këshilltari që rrahu gruan me dru nuk lajmërohet në thirrjet e gazetës

Gazeta10
22 May 2023 - 16:04

Gjatë ditës së sotme ësshtë raportuar se këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi është shkarkuar nga detyra e tij.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra”, tha shkurtimisht ai.

Gashi është i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij.

Në vendim thuhet se ai e kishte goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar ”lëndime të lehta trupore” bashkëshortes së tij.

Por, gruaja e tij disa ditë më parë deklaroi se mes tyre kishte ndodhur vetëm një “zënkë” dhe se bashkëshorti i saj, Driloni, kishte pranuar edhe gjëra të cilat nuk kishin ndodhur.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, Konjufca e kishte shkarkuar nga funksioni fotografin e tij, Geralld Nikoliqin, pas arrestimit nën dyshimin për dhunë në familje.

Gjithashtu ne jemi munduar vazhdimisht  që të kontaktojm me të por nuk kemi pasur asnjë përgjigje nga ai pasi që telefoni i tij është i padisponueshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.