Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli

Gazeta10
06 August 2026 - 17:55

Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, është pyetur për ftesën e sotme të Kurtit për t’u takuar. Ai ka thënë se edhe më herët i ka bërë thirrje Kurtit për debat, meqë thotë s’dëshiron që të takohet në zyrë e “pastaj pas takimit Kurti të dalë e t’i gënjejë qytetarët për atë që është biseduar në takim”.

Gjini i ka kërkuar ballafaqim në televizion Kurtit, për të parë e dëgjuar të gjithë qytetarët se për çfarë po flitet.

“Nashta e kisha taku Albin Kurtin, në debat e kam thirrë. Me na pa krejt populli çka po flasim jo prapa zyrës për me e bo një fotografi e me dalë me i rrejt njerëzit për çka kemi folë. Me kamera, le ta zgjedh studion, gazetarin, televizionin, orën, kur të dojë, me na dëgju populli”, ka deklaruar Gjini.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.