Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ndërpriten kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në kanalin e Iber Lepencit

Gazeta10
22 May 2023 - 23:30

Një fëmijë rreth 4-vjeç dyshohet të ketë rënë sonte rreth orës 19:00 në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Lajmin në Prime Time e bëri të ditur Liridon Ahmeti kryetar i klubit të zhytjes “Trepça”, i cili tha se për rreth katër orë kërkime nuk kanë arritur ta gjejnë 4-vjeçarin.

Ahmeti tha se për lajmin ishin njoftuar nga policia e rajonit të Vushtrrisë.

Dyshimet e para se fëmija 4-vjeç ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit, ishin bërë nga një fëmijë tjetër më i rritur që sipas Ahmetit kishte qenë afër tij në momentin që ka rënë në tunel, shkruna Gazeta10.

“Në orën 19;00 kemi marrë një thirrje nga policia në regjionin e Vushtrrisë, ku kanë kërkuar që ne të shkojmë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet të ketë rënë një fëmijë 4-vjecar. Jemi fut thellë 100 metra në tunel dhe kemi vlerësuar situatën duke kërkuar disa metra që është e hapur. Deri në pikën ku janë kryer kërkimet nuk kemi gjetur asgjë. Me aty për sonte e kemi përfunduar. Nesër e vazhdojmë.”, tregoi Ahmeti në Prime Time.

Ai ka thënë se kërkimet tashmë janë ndërprerë për shkak të kushteteve të papërshtatshme për të vazhduar kërkimet në tunel.

“Dyshimet ishin, sepse një fëmijë tjetër pak më i rritur ka qenë afër edhe ka treguar se aty ka rënë fëmija. Pastaj ne na kanë lajmëruar policia.”, tha tutje Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.