
Është nxjerrë pa shenja jete 4 vjeçari nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë, i cili mbrëmë u raportuar që kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Gazeta10.
Ekipet e FSK-së mëngjesin e sotëm kanë filluar me kërkimin e 4 vjeçarit dhe tani siç raportohet trupi i tij i pajetë është gjetur në fshatin Bukoshë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i policisë Avni Zahiti ka konfirmuar se është nxerrë trupi i pajetë i viktimës dhe i njejti është dërguar për obduksion. /Gazeta10/