
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, po pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes zyrtare të Von der Leyen në oborrin e presidencës.
Von der Leyen erdhi në takim me rreth dyzet minuta vonesë. Pas takimit me Haxhiun, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti., kur pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.