
Rusia do të dëbojë një numër të paspecifikuar diplomatësh hungarezë si masë hakmarrëse, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme ruse, pasi muajin e kaluar Budapesti dëboi 10 diplomatë rusë.
“Si masë reciproke, një grup punonjësish të Ambasadës hungareze në Moskë dhe të Konsullatave të Përgjithshme hungareze në Shën Petersburg dhe Kazan duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse brenda dy javësh,” deklaroi ministria.
Ministria e Jashtme hungareze tha në një deklaratë se e kishte marrë dijeni për vendimin e Rusisë, duke shtuar: “Hungaria nuk është e interesuar për një përshkallëzim të tensioneve diplomatike.”