Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me lot në sy flet nëna e së vrarës nga ish-burri në Gjermani

Gazeta10
23 May 2023 - 12:47

Nëna e Jetmirës, gruas së vrarë në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë për 8 vite radhazi ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga nga ish-bashkëshorti, Besmir Ademi.

”8 vite rresht, u kanë e dhunuar, u kanë e rrehne me kabull të televizorit, u kanë e rrehne me çelësa të makinës, u kanë e rrehne me thikë në fyt. Plus Besmir Ademi, i ka thanë Jetmires, nëse ndahesh prej meje unë kom me ta pre çiken Ledinen”, ka thënë ajo në rrëfimin e saj.

Për veç kësaj ajo në rrëfimin e saj për Lajmi.net, ka shtuar se ish-dhëndrri, e ka kërcënuar edhe vëllaun e Jetmirës tashmë të ndjerë, për 8 vite rresht ku nëse kjo do të zbulonte dhunën që ai e ushtronte.

”E kam një djalë që 8 vjet e kam pas të kërcënum, ‘’po e mbysum sot, po e mbysum nesër”, ka thënë ajo.

Nëna e të ndjerës gjithashtu është pyetur nga gazetari se, a edhe djalin a e keni pasur të kërcënuar?

”Po, po, po. Edhe djalin e kam pas të kërcënum, se çikën që e kam pas të martuar me të. Në qoftëse ti thu diçka në familjen tane, që ndahesh prej meje, ose lajmëron dhunën që e përdori une në ty. Se ai ka përdorë dhunë fizike, psiqike. Ai ka përdorë dhunë që nuk e përdorë një serb, se s’po du me përdorë fjalën serb se edhe ai është popull. Po unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë, po nuk e kish përdor dhunën që e ka përdor Besmir Ademi, nipi i avokatit të popullit të njoftun në Mitrovicë, Sheremet Ademi”, është shprehu ajo.

Për shkak të kësaj situate të rëndë, siç thotë nëna e Jetmirës, çifti kishin 3 fëmijë, ndërsa ishin ndar nga shteti gjerman gjatë muajit mars të këtij viti.

”Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman prej dhunës, më 6 mars. Shteti gjerman ka ndërhy në dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi. Jetmira ka dalë prej shtëpis se e ka dhunu ai. Po policia e kan kthy Jetmirën në shpi për shkak se i kanë tre fëmij. Besmirin e kanë marrë prej shpisë e kanë lidhë për 10 ditë, pas 10 ditësh Jetmirën e kanë marrë shteti, e kanë çu në shtëpin e grave”, ka thëna ajo.

Ajo gjithashtu mohoj të tregoj saktësisht motivin e vrasjes së vajzës së saj nga ish-burri, por e pranoi se arsyeja mund të ketë qenë fakti që Jetmira Beka, më nuk pranonte një raport abuzues të tillë që ushtronte burri i saj.

”Motivi na nuk mundemi me e ditë.Po ai, s’ka mujt mi përballu ato qysh kjo ndahet prej meje, pse kjo nuk e lejon hala dhunën në to, qysh e kom përdorë 8 vjet”, shtoj ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.