
Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është përbylluar edhe sot ku ai është përgjigjur në pytjet të cilat janë bërë nga avokatit Eric Tully tha se fshatarët kanë bërë roje natën nga frika prej forcave serbe.
‘‘Bojshin roje, e runin fshatin nga forcat serbe, kishin frikë natën mos po hijnë e me dhon alarm që ka diçka’’, tha ai.
Paraprakisht, ai pohoi se në një deklaratë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) në 2019-ën, kishte thënë se ‘‘në një rast, personi 3 bëri një mbledhje në fshat me dal natën me rujt, personi 3 ka bërë roje me disa djem të rinj, fshati ka bo mbledhje për me bo roje, civilët e fshatit kanë bërë roje’’.
Tutje, i njëjti tha se kjo ka ndodhur në gusht-shtator të 1998-ës dhe se kjo ka qenë punë vullnetare e cila nuk është paguar por që edhe askush s’ka qenë i detyruar ta bëjë.
I pyetur se a ka qenë e zakonshme që edhe fshatrat tjera të e bëjë këtë roje nate, përmbajtja ka qenë e redaktuar.
Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sikur ditët e kaluara edhe sot seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.
Menjëherë pas përfundimit të dëshmitarit të gjashtë ka filluar dëgjimit i dëshimtarit të shtatë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, ku të dhënat e tij janë dëgjuar në seancë të mbyllur.