Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis

Gazeta10
02 October 2026 - 20:12

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se, së bashku me Policinë e kanë parandaluar një rast të kontrabandës në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftim shtohet se, gjatë kontrollit të detajuar të bazuar në analizën e riskut, duke përdorur paisje të specializuara të kontrollit, kanë arritur të zbulojnë sasi të dyshimta të substancave të ndaluara narkotike.

‘’ Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar sipas ligjeve në fuqi:  Llojin e mallit : Vape (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike.  Sasia e sekuestruar: 204 copë’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐣𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐛𝐚𝐧𝐝ë𝐧 𝐧ë 𝐏𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐊𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐌𝐞𝐫𝐝𝐚𝐫𝐞

Merdare, 02 tetor 2026 – Në kuadër të punës dhe kontrolleve të Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës si bashkëpunim  ndërinstitucional, zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të detajuar të bazuar në analizën e riskut, duke përdorur paisje të specializuara të kontrollit, kanë arritur të zbulojnë sasi të dyshimta të substancave të ndaluara narkotike.

Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar sipas ligjeve në fuqi:

Llojin e mallit : Vape (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike.

Sasia e sekuestruar: 204 copë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës dhe Policisë së Kosovës për veprime të mëtejshme ligjore përfshirë edhe mjetin transportues.

Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e kufijve dhe parandalimin e çdo forme të krimit e kontrabandës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.