
Sulmuesi brazilian, Neymar Junior me shumë gjasë do të largohet nga Paris Saint-Germainin në verë.
Siç raportojnë mediat franceze, Manchester United ka nisur bisedimet për të sjellur në “Old Trafford” reprezentuesin brazilian.
31-vjeçari nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të ekipin parisien dhe ata janë të hapur ta shesin atë për shumën e 60 milionë eurove.
“Djajtë e Kuq” po tentojnë që ta huazojnë ish-anëtarin e Barcelonës për një sezon, por PSG dëshiron që ta shesë atë menjëherë.
Neymar është pjesë e Parisit që nga viti 2017, ku u transferua nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove, që vazhdon të mbetet trasnferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.
Këtë edicion me fanellën e parisienëve, Neymar ka shënuar 18 gola e ka dhuruar 17 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat, por e ka përfunduar sezonin para kohe shkaku i lëndimit.
Përveç Unitedit, interesim për brazilianin kanë shprehur edhe Newcastle United dhe Chelsea.