Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti tregon një nga faktorët kyç të arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë 

Gazeta10
28 August 2022 - 9:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ka dhënë një intervistë për BBC World, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë. 

Kurti fillimisht u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes, teksa tha se ani pse bisedat në Bruksel nuk ishin të lehta, rezultat e tyre janë të knaqshme “sepse kemi reciprocitet me Kosovës dhe Serbisë, në termet e lëvizjes së lirë”

I pyetur se cili faktor kontribuooi në arritjen e kësaj marrëveshjeje, Kurti u shpreh se faktorët ndërkombëtarë i bindi lëshimi i mbi 2 mijë dokumenteve më 1 gusht, pa shkaktuar asnjë incident, transmeton Gazeta10. 

Do të doja të falënderoja z.Borrell dhe z.Lajcak për punën e palodhshme në Bruksel, por në të njëjtën kohë do të falënderoj edhe qytetarët e Republikës së Kosovës për durimin. Një nga faktorët kyç, është fakti që më 1 gusht këtë vit për 19 orë i kemi lëshuar mbi 2 mijë dokumente, pa asnjë incident të vetëm, si dhe pa pranuar ankesa. Kështu ndërmjetësuesit ndërkombëtarët u bindën që qëllimi ynë nuk ishte që t’i konfiskojmë letërnjoftimet e serbëve, siç thuhej në kampanjat dezinformuese të Serbisë”, tha ai ndër të tjera./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.