Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’200 fshatarë e kërkuam Yllin, shpresonim ta gjenim të gjallë’’ – Syla kërkon mbrojtëse rreth Ibër Lepencit

Gazeta10
23 May 2023 - 18:21

Kryetari i fshatit Akrashticë, Mirsad Syla lidhur me rastin ku një 4-vjecari humbi jetën pas rënies në kanalin e Ibër Lepencit, bëri të ditur se ky nuk është rasti i parë në këtë pjesë, shkruan Gazeta10.

Ai në “Info10” bëri thirrje për vendosjen e disa mureve mbrojtëse, që raste të tilla të mos përsëriten.

Në këtë pjesë janë të njohura edhe dy raste të tjera që unë i di. Por në pjesë të tjera ka rrjedh kanali ka pasur edhe shumë raste tjera. Një rast i tillë ka qenë diku kah Komuna e Mitrovicës, por edhe në Komunën e Vushtrrisë sikurse fshati Reznik. Siguria është minimale se nuk ka mure mbrojtëse, që pengon së paku fëmijët.  I bëj apel Iber Lepencit, që këtë zonë të ketë të paktën një rrjetë mbrojtëse, aty para tunelit hyrës ku hyn ujërat, ku është një metër lartësia e ujit por që ecë shumë shpejt. Ndoshta fëmijët e vegjël që janë sa Ylli vështirë mund t’ia dalin, por fëmijët e mëdhenj e njerëzit më të mëdhenj sepse aty është rrezik edhe për njerëz të rritur, seriozisht se janë ujëra të ftohta dhe rrjedhëse“, tha ai.

Ai rrëfeu edhe përpjekjet e para për të shpëtuar 4-vjecarin së bashku me rreth 200 bashkëfshatarë, duke shpresuar ta gjenin të gjallë.

Kam qenë në shtëpi duke pushuar kur po më tregonin se ka një grumbullim të njerëzve tek kanali i Iber Lepencit, dola të shikoj çka po ndodh. Më treguan që ka humbur një fëmijë, Ylli. Ne i kemi afër me shtëpi, jemi komshinj. Menjëherë me të gjithë ata, pasi njëherë s’u dike si ndodhi ngjarja, filluam me të gjithë bashkëfshatarët 100-200 që erdhën të vendi ngjarjes, filluam kërkimet mbi kanalin e Iber Lepencit. Shpresonim se mos po e gjejmë gjallë diku, mos nuk ka ra në ujë, por pa sukses. Unë deri në orët e para të mëngjesit, kam qenë nonstop me ekipet e kërkim shpëtimit. S’kam guxu me mendu që s’do ta gjenim të gjallë. Shpresat na u shuan pas orës 11:30 ku ishim të pranishëm kur FSK-ja e nxori trupin e pajetë të Yllit.”, tha ai.

Së fundi ai sërish bëri apel për vendosjen e mbrojtësve metalike për rreth kanalit të Iber Lepencit.

Pasditen e djeshme u raportua se një fëmijë ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Ekipet e kërkim shpëtimit, rreth orës 00;00 ndaluan kërkimet, për të vazhduar sot.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i viktimës u gjetë në fshatin Bukosh të Vushtrrisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.