
Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të majtë, Andreë Robertson.
Robertson shihet te “Los Blancos” si pasues i Ferland Mendy, i cili me shumë gjasë pritet të largohet në verë.
Për shërbimet e mbrojtësit skocez, Real Madridi janë të gatshëm të ofrojnë deri në 50 milionë euro.
29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.
Robertson ka dhuruar 11 asistime në 43 ndeshje me “The Reds” këtë edicion në të gjitha garat.