
Vendimet e Qeverisë lidhur me veriun e vendit kanë përplasur anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqin me komentatorin politik, Krenar Shalën sonte në “Politiko”.
Shala i ‘’arsyetonte’’ vendimet e Qeverisë së Kurtit lidhur me situatën e krijuar në veri atëherë për shkak të veprimeve të bandave kriminale atje, duke e akuzuar Krasniqin se mendon njësoj si presidenti serb.
“Çka kishte bo ti bandat kriminale me ta kontestu shtetin? Ti ua ke dhënë krejt drejtat, më së shumti në botë, në Evropë. Vuçiqi mendon si ti, njëjtë, thotë kjo është film e shfaqje e Albin Kurtit”, tha ai.
Por, kjo bëri që të shpërthej anëtari i PSD-së i cili iu drejtua Shalës duke e pyetur ‘’a je mirë, ndalu se s’t veta sen’’, madje e akuzoi se po flet ‘pallavra’.
“A je mirë Krenar? Ndalu burrë se jam t’u fol. Ndalu, qetësohu. Ndalu se s’jam ardh me bërtit këtu. Ndalu se s’t veta kurgjë. Ndalu se kesh t’u fol dhe s’t veta kurgjë. Që dy vjet ke thënë se u shtri sovraniteti. S’ka nevojë me i ngu pallavrat e tij, që t’a kallxoj unë argumentin. Qifti i tij thojke se Qeveria ka shtri sovranitet me targat, ku janë targat o zotni? Qifti i tij thojke se ka shtri sovranitet qeveria se po e imponon vendimin, dulen barrikadat, kanë me u hek barrikadat thojke. Qifti i tij fol për bandat, cilat prej tyne i ka arrestuar Kurti, ai i ka liruar sot njerëzit e arrestuar.”, tha Krasniqi.
Për të parë debatin mes dy panelistëve shihni më poshtë videon./Gazeta10