
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë deri më 12 qershor .
Kjo ndodhi pasi që në seancën e djeshme ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari numër 7 kundër krerëve, shkruan Gazeta10.
Sipas njoftimit nga Specialja e cila ka njoftuar dje ne rrjetin social Twitter , gjyqi do fillojë sërish me 12 qershor në ora 09.00.
Në media është raportuar se senca e ditës së sotme është anuluar por në faktë seanca e ish-krekëve nuk është anuluar por është përfunduar dhe do të filloj përsëri më 12 qershor.
Deri atëherë palët pritet të dorëzojnë modele te trupi gjykues, duke ofruar shembuj se si mund të mbahen seancat më shumë publike./Gazeta10