Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dihet kush ka vra e ka hy në shtëpi” – Lushtaku akuzon ministren Haxhiu: Përfaqësuese e lidhur me drogën

Gazeta10
25 May 2023 - 0:19

Akuza të rënda në drejtim të familjarëve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe vetë asaj ka hedhur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, shkruan Gazeta10.

Lushtaku ka thënë se më shumë se Haxhiu askush s’e ka bishtin e zënë me derë.

Nuk e di për Blerim Isufajn se nuk e njoh, ndoshta ajo e njeh më mirë. Por unë e them një, se më shumë se sa Albulena Haxhiu që e ka derën e zënë me bisht se ka askush, për shumë dukuri negative. Që realisht nuk i ka hije me udhëheq ministrin e Drejtësisë sepse i dina shumë mirë lidhjet me Dalladakun, lidhjet me krimin e korrupsionin.”, tha ai në “Prime Time”.

Tutje, ai ka përmendur edhe rastin e disa familjarëve të ministres, që kanë qenë të përfshirë sipas tij në një vrasje në Malishevë.

Por nuk përfundoi me kaq, Lushtaku akuzoi Haxhiun edhe si bashkëpunëtore e një personi që është zënë në laboratorë droge.

Me luftu krimin e korrupsionin ish dasht me ia nis nga afër ajo e jo nga larg. Le të lufton edhe nga larg, por njëherë duhet nga afër, lë t’ia fillon prej derës shpisë e tani më larg. Dihet shumë mirë kush ka vra e kush ka hy në prag të shtëpisë. Dihet shumë mirë që familjarët e Albulena Haxhiut kanë hy në shtëpi ku janë plagosur dhe vrarë disa persona. Dihet kjo publikisht rasti i Azem Limajt e shumë të tjerë. Kjo është një vepër publike. Dhe nëse se marrin dënimin e merituar, është çështje tjetër. E dimë që ka qenë përfaqësuese e Dalladakut, për privatizim dhe gjithë rrethi i tyre është i lidhur me drogë e laboratorë të drogës. Lë të shikon rrethin e saj më sa pari.”, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.