
Gjatë ditës së nesërme pritet ti jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, cila u vra nga bashkëshorti i saj në Gjermani.
Varrimi i të ndjerës pritet të mbahet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.
Ditë më parë nëna e të ndjerës ka folur për lajmi.net, ku përveç emocioneve që ajo tregoj, gjithashtu ajo shpalosi shumëçka nga raporti mes çiftit.
Ajo tregoi se në vitin e gjashtë të martesës së tyre vajza ia kishte bërë të ditur familjarëve se është duke u dhunuar nga burri i saj.
Siç shtoi Beka, palët u ndanë para dy muajsh me vendim të autoriteteve gjermane.
