Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot presin në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Gazeta10
26 May 2023 - 8:43

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ky takim do të zhvillohet në orën 09:00, dhe pas takimit do të mbahet konferencë për media.

Më pas, presidentja Osmani do të pres në takim Bujar Osmanin, ku takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar nga ora 10:25.

Kurse në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.