Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tensione në veri, Serbia ngre gatishmërinë luftarake

Gazeta10
26 May 2023 - 14:52

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Autoritetet e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për përshkallzimin e situatës.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkroi në Twitter Blerim Vela shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.

Ky vendim u mor për shkak të situatës në Kosovë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Radio-Televizioni i Serbisë raportoi se ushtria serbe ka marrë urdhër që “të lëvizë urgjentisht” drejt kufirit me Kosovën.

REL-i nuk ka mundur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarët në terren, Policia e Kosovës ka hyrë tashmë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Në Zubin Potok, situata aktualisht është e qetë, konfirmoi për REL-in ish-këshilltari i Kuvendit Komunal atje, Millija Bishevac.

Ngjashëm raportohet edhe për situatën në Leposaviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.