Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata në veri, policia po ruan objektet komunale

Gazeta10
26 May 2023 - 23:10

Pas një dite me zhvillime dramatike në veri, ky kryetarët e 3 komunave veriore, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq filluan punën e tyre në objektet komunale, tani situata është e qetë, raporton Gazeta10.

Nga pamjet e siguruara nga redaksia e gazetës10 shihen prania e policëve duke u kujdesur për objektin e komunës së Zveçanit. Situatë e njejtë është edhe në komunat tjera, Zubin-Potok dhe Leposaviq.

Për situatën në veri ashpër reaguan shtetet e QUINT-it të cilat kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të koordinojnë veprimet me faktorin nderkombëtar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend.

Kanal10 dhe Gazeta10 gjatë gjithë ditës raportuan nga veriu dhe zhvillimet dramatike që ngjanë sot atje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.