Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Si u paguan serbët për të marrë pjesë në tubimin në Beograd – Video bëhet virale

Gazeta10
27 May 2023 - 0:05

Derisa në veri po nisnin punën kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës, presidenti i Serbisë kishte thirrur për sot një takim të madh me përkrahës të në Beograd.

Në këtë takim shkuan qytetarë serb edhe nga Kosova të cilët ishin nisur të organizuar me autobusë të kompanive shqiptare në Kosovë.

Në rrjetin social Twitter po qarkullon një video ku një person shpërndan para te qytetarët që me autobus po shkonin në Beograd, raporton Gazeta10.

Rreth kësaj video ka reaguar edhe aktivistja e shoqërisë civile Aleksandra Tomanic e cila ka thënë se derisa Serbia është ende në zi për 18 viktima të 2 të shtënave masive dhe 19 viktima të femicideve vetëm këtë vit deri më tani, partia në pushtet po paguan dhe kërcënon njerëzit që “vullnetarisht” të marrin pjesë në një takim për të mbështetur partinë e tyre dhe presidentin e shtetit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.