Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti flet në telefon me Peach: Qëllimi i qeverisë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e rinj

Gazeta10
27 May 2023 - 16:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti tha se në këtë telefonatë ka theksuar se qëllimi i qeverisë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore dhe se do të angazhohet për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e marrëveshjes.

“Pata një telefonatë me Stuart Peach për zhvillimet e fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.