Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Luton Town promovohet në Premier League

Gazeta10
27 Maj 2023 - 21:11

Gjatë ditës së shtunë u zhvillua finalja e play-offit të Championshipit mes Coventry dhe Luton Town.

Fituesi i ndeshjes së luajtur në “Wembley” do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Fitues i kësaj sfide doli Luton Town, pas penaltive, duke qenë se rezultati pas 120 minutave ishte 1-1.

Luton Town do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez për herë të parë në histori të klubit, gjersa Coventry do të zhvillojë garat në Championship edhe për një sezon tjetër.

Së bashku me Luton, në Premier League nga sezoni i ardhshëm do të jenë edhe Burnley (si kampion i Championship) dhe Sheffield United (si vendi i dytë).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.