
Ferizaj dhe Drita janë ndarë baras me shifrat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.
Drita kaloi në epërsi me anë të golit të shënuar nga Besnik Krasniqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në minutat e fundit të takimit, Ferizaj e gjeti golin e barazimit me anë të Egzon Shabanit, i cili poashtu u tregua i saktë nga penalltia.
Me këtë barazim, Drita renditet në pozitën e tretë, ndërsa Ferizaj në pozitën e nëntë. /Gazeta10/