Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Politikani serb ua kërkon policëve vendosjen e flamurit të Serbisë në Zveçan, policia e largojnë (VIDEO)

Gazeta10
28 May 2023 - 15:16

Politikani serb Aleksandar Arsenijevic, me një flamur të Serbisë në duar është paraqitur pranë objektit të komunës së Zveçanit.

Ai kishte marrë me vete edhe disa ligje të Republikës së Kosovës dhe u kërkonte policëve arsye se përse kanë larguar flamurin serb dhe kanë vendosur atë të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Tutje, ai përmend se flamuri kombëtar i shqiptarëve është i vendosur në shumë qytete dhe thotë se ”nuk është problem flamuri i Kosovës i vendosur këtu por duhet edhe ai serbë sepse popullsia shumicë është serbe”.

Për këtë zyrtari policor në një moment i drejtohet “Cilës Kosovë? Republikës së Kosovës?”, që bën politikanin serb ta pohoj këtë fjali.

Policia e larguan atë dhe i thanë që të qëndroj larg nga objekti e ta pres komandantin për të biseduar me të./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.