Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rron Broja vazhdon te Drita edhe për dy vite

Gazeta10
28 May 2023 - 22:55

Rron Broja është një nga mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës dhe që dy vite po mbron ngjyrat e klubit të Dritës.

E këta të fundit, përmes një postimi në “Facebook” kanë bërë të ditur se kanë vazhduar bashkëpunimin me Brojën edhe për dy sezone tjera.

Te Drita, Rron Broja erdhi në gusht të vitit 2021 nga skuadra e Partizanit, gjersa në Kosovë karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89.

Me mitrovicasit, 27-vjeçari ishte shpallur kampion i Superligës në edicionin 2016/17.

Përveç futbollit me klube, Broja ishte paraqitur edhe në tri ndeshje me kombëtaren A të Kosovës, nirëpo tri ndeshjet ishin në kuadër të miqësoreve.

Broja ka nënshkruar kontratën me Dritën që e mban atë në klub deri në qershor të vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.