Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbët e Leposaviqit protestojnë me këngë nacionaliste, i këndojnë Kosovës si ‘’zemra e Serbisë”

Gazeta10
29 May 2023 - 10:48

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, shkruan Gazeta10.

Gazetarja e Kanal10, Bleona Dallaveraj në një lidhje direkte nga Leposaviqi ka thënë se serbët atje janë duke protestuar me këngë nacionaliste e duke thirrur se “Zemra e Serbisë është Kosova, duam të kthehemi prapë në trojet tona”.

Ajo ka thënë se nuk ka tendenca për përshkallëzim të situatës dhe se gjendja po monitorohet nga forca të shtuara të policisë së Kosovës dhe KFOR-it që kanë vendosur edhe pengesa për të penguar protestuesit që po tentojnë të hynë në objekt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.