Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjyqtarja Sopjani: Do të angazhohem për forcimin e pozitës së gjyqtarëve

Gazeta10
23 June 2026 - 14:09

Gjyqtarja Valentina Sopjani, kandidate për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave themelore, gjatë fjalimit të saj tha se do të angazhohet për forcimin e pozitës së gjyqtarëve.

“Një gjyqtar i mbështetur profesionalisht, i trajnuar me dinjitet, garancia më e mirë për besim dhe cilësi, e rritje të besimit të publikut dhe në këto bazohet kandidatura ime”, tha Sopjani.

Ajo shtoi se Këshilli duhet të jetë zëri i gjyqtarëve dhe që krijon kushte për punë efikase dhe profesionale.

“Do të angazhohem për forcimin e pozitës tuaj”, u shpreh Sopjani, duke thënë se do të angazhohet edhe lidhur me sfidat që ballfaqohen çdo ditë.

Gjyqtarja shtoi se do t’i kushtojë rëndësi pavarësisë së gjyqtarëve, duke theksuar se çdo përpjekje për forcimin e pavarësisë duhet të mbetet qëllim i përhershëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.