Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës evakuon gazetarët, i strehon ata brenda komunës

Gazeta10
29 May 2023 - 13:33

Policia e Kosovës ka vendosur të evakuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Zveçanit.

Situata në Zveçan është më e tensionuar. Para kësaj komune janë mbledhur një grumbull i qytetarëve, ndërsa është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Ata i kanë bërë kërkesa KFOR-it, që e ka rrethuar perimetrin rreth Komunës, që të largohen veturat e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.

Policia ka vlerësuar se gazetarët mund të jenë të rrezikuar dhe i ka strehuar ata brenda Komunës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.