
Hamdi Namani nga sot e tutje nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës.
Mesfushori të martën ka njofturar largimin e tij nga klubi gjilanas pas katër viteve qëndrimi te “Intelektualët”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Namani ka konfirmuar largimin dhe ka falenderuar anëtarët e klubit “bardhekaltër”.
“Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme. Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite, gjithashtu falemnderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , tifozet “Intelektualët” te cilet vazhdimisht kane qene mbeshtetja jone e madhe dhe te gjithe atyre qe kane punuar ne familjen bardhekalter”, thuhet në njoftimin e Namanit.
28-vjeçari erdhi te Drita në vitin 2019 nga skuadra e Llapit.
Kanal10 mëson se Namani është në bisedime me skuadrën e Llapit dhe gjatë verës mund të ndodhë rikthimi I tij te skuadra nga Podujeva.