
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në një intervistë të dhënë për Kanal10 ka rrëfyer problemet me të cilat po përballet në ditët e parë të punës së tij, shkruan Gazeta10.
Atiq ka përmendur se njëri nga problemet është edhe mungesa e qasjeve në disa nga zyrat e komunës.
“Na ka dal pak problem me çelësa në disa prej zyrave nuk kena qasje ende. Kompanitë dhe firmat që kanë bërë mirëmbajtjet, psh liftin dje këtu në objekt e kemi rregull, s’kemi mundur më herët.”, tha ai për Kanal10.
Tutje, ai ka përmendur edhe disa probleme të tjera siç është helmimi i qenve endacak në këtë komunë./Gazeta10