Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jabllanoviqi e krahason kryetarin e Leposaviqit me vampir: Ai hyn e del kur bie errësira

Gazeta10
30 May 2023 - 23:41

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, është deklaruar me humor lidhur me mënyrën se si po futet në objektin komunal të Leposaviqit kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Jabllanoviq për Insajderin tha se po futet në atë objekt sa herë që bie terri dhe që sipas tij, po rrezikon jetën e policëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

“Z. Hetemi besoj se është plotësisht i vetëdijshëm se veprimet e tij dhe hyrja e dhunshme në objekt nuk mund të kalonin pa përgjigje nga opinioni dhe qytetarët dhe, nëse nuk është në dijeni të këtij fakti, atëherë është problem edhe më i madh. Ai hyn dhe del nga ajo ndërtesë si “vampir” gjithmonë pas errësirës dhe në atë ritual rrezikon jetën e qytetarëve, policëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, deklaroi politikani serb.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.