
Policia në Ferizaj në periudhën 15-21 qershor ka gjobitur 331 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka gjobitur 58 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Masa të shtuara në komunikacionin rrugor në Ferizaj
Gjatë javës së kaluar nga data 15-21 qershor 2026, zyrtarët policorë kanë realizuar kontrolle në komunikacionin rrugor dhe kanë ndërmarrë masa ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.
Në këtë periudhë për dy kundërvajtje të rrezikshme në komunikacion janë shqiptuar gjithsej:
331 gjoba për tejkalim të shpejtësisë
58 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes
Gjithashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar:
10 automjete
25 skuterë dhe motoçikleta
Veprimet policore janë realizuar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore.