
Kryeministri Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Bratisllavës.
Përmes një postimi në Twitter ka treguar se në këtë takim ka theksuar se dhuna ndaj Policisë, KFOR e gazetarëve është e papranueshme, raporton Gazeta Express.
“Ritheksova se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.
Kurti sot është në udhëtim njëditor në Forumin e Bratisllavës.