
Bujkut nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, Burhan Mehmeti, breshëri i ka dëmtuar serën me speca.
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin me lidhje direkte nga Vushtrria është raportuar për dëmet nga breshëri, raporton Gazeta10.
“Siç po shihet në javën e kaluar ka ra breshër dhe ka bërë dëme të mëdha. Prej komunës nuk ka qenë askush me shiku, me jep përkrahje diçka e as Ministria tash po presim…80% të specave janë dëmtuar, ka dëmtuar dorën e parë dhe të dytë, dora e parë e të mbjellurave është krejt nëpër tokë.”, tha ndër të tjera bujku.
Sipas tij kjo është një humbje e madhe dhe po kërkon ndihmë institucionale pasi vetëm investim Mehmeti ka shpenzuar mbi 6000 euro.
“Veç investim mbi 6000 euro kemi bërë në sistem dhe të mbjellura. Përpos specave është dëmtuar edhe misri, por më shumë dëme i ka bërë specave.”, tha për Kanal10./Gazeta10.