Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Malli i Albin Kurtit për opozitën, propozon takim për të martën në ndërtesën e qeverisë

Gazeta10
29 August 2022 - 11:46

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur t’i takoj të martën liderët e partive politike opozitare. Ai ka propozuar takim për në ora 15, në ndërtesën e qeverisë.

Ftesa në mënyrë elektronike tashmë i është dërguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ende asnjëri nga kryetarët e partive opozitare nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen apo jo!

Javën që shkoi Kurti në një konferencë për media deklaroi “se e kishte marrë malli për opozitën” duke u përgjigjur ndaj një pyetje për takimin e Escobarit me liderët opozitarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.