Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kundërshtari” i Listës Serbe në veri me porosi për Kurtin

Gazeta10
01 June 2023 - 15:49

Lideri i Iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që “të mos komunikojë mes tytave”.

Ai ka shpalosur një flamur që mban shenjen e “Nike” dhe mbishkrimin “Vetëm protestë, jo dhunë”, duke shtuar se ky do të jetë simbol kosmopolitan i protestës.

Ka shtuar se i vjen keq për konfrontimin me ushtarët e KFOR-it e cila ka ndodhur të hënën.

Sipas tij, KFOR-i po i mbron që të mos kenë konfrontime.

Arsenijevic kishte provuar të kandidojë për kryetar komune të Mitrovicë së Veriut në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, por u ndalua nga Komisioni Qendror Zgjedhor, pasi kishte një dënim për vepër penale dhe ishte dënuar me 300 euro. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.