Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërheqja e Sejdiut, Krasniqi: Ishte personalitet dinjitoz për postin e presidentit

Gazeta10
14 September 2026 - 19:49

Profesori Kol Krasniqi ka komentuar në emisionin “Gazeta” tërheqjen e kandidaturës së profesorit Bekim Sejdiu për president të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si një personalitet dinjitoz për ushtrimin e detyrës së presidentit dhe si një figurë që, sipas tij, do të mund të kontribuonte në unifikimin e forcave politike në vend.

“Profesori i nderuar Bekim Sejdiu ka tërhequr kandidaturën e vet për president. Duke e njohur personalisht, sipas bindjeve të mia, ka qenë një personalitet dinjitoz për ushtrimin e detyrës së presidentit dhe premtues për unifikimin e të gjitha forcave politike në vend dhe rreshtimin e Kosovës në ecjen përpara”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se Sejdiu përfaqësonte një profil që do të mund të luante rol në afrimin e forcave politike dhe në krijimin e një fryme më unifikuese në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.