Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë takon Kurtin, e uron për mandatin e ri

Gazeta10
14 September 2026 - 18:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dirk Schuebel.

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Schuebel dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë. Po ashtu, ai pranoi urime nga ambasadori Schuebel për ri-zgjedhjen kryeministër, përkatësisht Qeverinë e re.

Në njoftim thuhet se, kryeministri Kurti theksoi se Kosova është e përcaktuar dhe është duke punuar me përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëpërmjet një procesi të bazuar në merita. Ai shtoi se Republika e Kosovës është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, sikurse ndan vizionin dhe vlerat e njëjta, e po ashtu ka shënuar përparim të qëndrueshëm në forcimin e demokracisë, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundim të ligjit etj.

 

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në funksion të Agjendës së Reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilat janë të natyrës ligjore dhe kërkojnë Kuvend funksional.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.