Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Verdikti në Hagë, Rutte: KFOR-i në Kosovë, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Gazeta10
14 September 2026 - 16:38

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se “KFOR-i është në Kosovë për të kontribuuar në stabilitet dhe paqe, pasi u pyet nga një gazetar i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve për zhvillimet në vend të mërkurën, kur pritet të shpallet aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rutte tha në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel se KFOR-i “është aty” pavarësisht “se çfarë lajmesh mund të vijnë”.

“KFOR-i është aty. KFOR-i është aty për t’u siguruar që NATO-ja të vazhdojë të kontribuojë në stabilitet dhe paqe. Dhe kjo duhet të bëhet ndër vite, siç e dini, duke mundësuar zhvillim të rëndësishëm ekonomik dhe gjithashtu shoqëror. Dhe kjo është tashmë, për më shumë se dy dekada, një mjedis i sigurt dhe i qëndrueshëm për të gjithë njerëzit e Kosovës. Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha ai.

Rutte tha se “gjithashtu, kur bëhet fjalë për angazhimin tonë afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ai do të vazhdojë”.

“Kjo nënkupton vlerësimin e vazhdueshëm se cili është konfigurimi më i mirë i KFOR-it dhe se si mund të përshtatet më së miri me situatën konkrete. Dhe kjo është Kosova, por natyrisht që ka ndikim edhe në të gjithë rajonin”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.