Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pritja e fundit për UÇK-në” – sonte në Kanal 10

Gazeta10
14 September 2026 - 16:46

Nga arrestimet e para e deri te ditët e fundit të procesit gjyqësor në Hagë, një rrëfim i veçantë sjell në vëmendje zhvillimet që kanë shoqëruar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dokumentari “Pritja e fundit për UÇK-në”, i realizuar nga gazetari Kushtrim Sadiku, sjell rrëfime të familjarëve dhe të afërmve të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët e kanë përjetuar nga afër arrestimin, procesin dhe pritjen e gjatë për drejtësinë në Hagë.

Përmes dëshmive dhe rrëfimeve personale, dokumentari rikthen momentet kyçe të kësaj periudhe – nga arrestimet, zhvillimet e procesit gjyqësor, e deri te ditët e fundit në Hagë.

“Pritja e fundit për UÇK-në” transmetohet sonte në ora 21:30 në Kanal 10.

Mos e humbisni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.