Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes personi që u godit nga treni në Klinë

Gazeta10
01 June 2023 - 16:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person sot ka humbur jetën pasi që i njëjti është shkelur nga treni në rrugën ‘’Ilir Merturi’’ në Klinë.

‘’Sot rreth orës 06:00, policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.’’, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se viktima ishte dërguar në spitalin rajonal ku edhe ishte konstatuar vdekja e viktimës.

“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.’’, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.