
Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se palët kanë arritur marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.
Me rinovimin e kontratës, portieri 33-vjeçar do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025, pasi kishte kontratë valide deri vitin e ardhshëm.
Te Juventusi janë të kënaqur me paraqitjet e polakut dhe për këtë arsye kanë preferuar t’ia ofrojnë vazhdimin e kontratës.
Szczesny këtë edicion ka 39 paraqitje në të gjitha garat me fanelën e “Zonjës së Vjetër”.
Ai ka bërë karrierë edhe tek skuadra e Arsenalit, ku ishte pjesë e këtij klubi për 7 vite.
Gjersa, në karrierën e tij është paraqitur edhe për Romën e Brentfordin.
Te Juventusi, portieri polak u transferua në vitin 2017 për shumën e 18 milionë eurove.