
Vazhdojnë reagimet për dhunimin e vajzës 11 nga Prishtinë, raporton Gazeta10.
Aktivistët për të drejtat e njeriut janë duke e kërkuar zbulimin e identiteteve të dhunuesëve.
Kështu ka kërkuar Egezon Baruti në Facebook, duke thënë se sa shpesh krime të tilla janë duke ndodhur në Kosovë.
“Spo kalon java pa nje lajm te dhunimit. Veq ky raste shume i rende ,duhet me publiku emrat edhe foot e ketyre monstrumeve.”, ka thënë Baruti.
Njësoj ka reaguar edhe Arta Avdiu në Facebook-un e saj duke thënë se ky rast tregon për urrejtjen e grave dhe vajzave në Kosovë.
“5 persona kane perdhunuar per 7 ore rresht nje 11 vjecare ne Prishtine. Kjo ngjarje kallxon sa te rrezikuara jane grate dhe vajzat ne jete shoqeri dhe kete ne kulture. Se sa shume urrehen. Pa nje urrejtje te madhe nuk do mund te behej ky krim.”, tha thënë Avdiu./Gazeta10.