Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kosova e Serbia afër marrëveshjes historike”

Gazeta10
03 June 2023 - 18:09

Raporti: Aldona Kurtolli
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë në pikën me të afërt për arritjen e një marrëveshjeje historike. Dhe, për këtë, sipas tij meritorë janë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Derisa, për situatën në veri ka fajësuar të dyja palët.

Marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë është afër.

Kështu po pretendon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Madje, sipas tij, të dyja vendet janë në pikën me të afërt për të arritur atë.

E meritorë për marrëveshjen historike, sipas Ramës, janë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se udhëheqësit në Komunitetin Politik Europian në Moldavi, kishin bindje të patundur, sidomos presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz se kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb duhet të ulen njëherë e mirë, të arrijnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë.

Ai ka thënë se është koha për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri shqiptar, në një intervistë për BBC News, teksa ka folur për situatën në veri, ka fajësuar të dyja palët për tensionet e krijuara atje.

Ai ka thënë se situata është provokuar së pari nga serbët, që kanë braktisur institucionet, e pastaj nga autoritetet e Kosovës “që këmbëngulën për vendosjen e këtyre kryetarëve në ndërtesa bosh”.

Situata në tri komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.