Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama nga Sllovenia godet Perëndimin: Turp, po e mbajnë Kosovën në izolim (Video)

Gazeta10
29 August 2022 - 15:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka goditur shtetet perëndimore për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto deklarata i ka bërë në nisje të Forumit të Bledit në Slloveni.

“Është një turp i madh që qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin lirshëm pa viza në Evropë. Ndërkohë që e bënin një gjë të tillë kur ishin nën regjim. Çlirimtarët e tyre po i  mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona” ka thënë ai.

Sa i përket dialogut, ai është shprehur se qysh nga fillimi ka qenë ithtar të mos humbet kohë shumë në këto tema mes dy vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.