
Fotografia është ilustruese
Gjatë natës është sulmuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit të Policisë, nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente./Gazeta10