
Nga Kuvendi i Kosovës, gazetarja e Kanal 10, Blerina Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me zhvillimet e fundit pas konferencave të PDK-së dhe Aleancës.
Sipas saj, deputetët e PDK-së, pas daljes nga Qeveria, kanë vazhduar në Kuvend, ku kanë mbajtur edhe një mbledhje të grupit parlamentar. Aty, sipas Mustafës, është vendosur që deputetët të shkojnë në sallën plenare dhe të kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive.
“Deputetët e PDK-së nga Qeveria kanë vazhduar në Kuvend, ku kanë mbajtur edhe një mbledhje të grupit parlamentar, duke vendosur që të vijnë në sallën plenare dhe ta mbajnë një seancë. Kanë pritur që deputetët e VV-së të vijnë dhe të vazhdojnë seancën konstituive”, ka raportuar Mustafa.
Ajo ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e PDK-së në sallë kanë qenë edhe tre deputetë të Aleancës,mes tyre Alana Bytyqi dhe Burim Ramadani.
Gjatë raportimit të saj, Mustafa ka dhënë detaje edhe për zhvillimet politike mes partive, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte ofruar LDK-së një marrëveshje që përfshinte tri ministri.