
Gjatë diskutimit për ndeshjen e barazhit mes Lirisë e Ferizajt, të cilën e fituan prizrenasit, foli edhe trajneri i klubit të Lirisë, Djengis Redjepi.
Trajneri tha se Superligës së Kosovës i ka munguar një klub si Liria.
“Një klub me traditë si Liria, me një tifozëri si Arpagjikët, mendoj se i ka munguar shumë Superligës së Kosovës.”, tha ai.
Redjepi gjithashtu falenderoi futbollistët e kryesinë për përkrahjën e vazhdueshme.
“Falenderoj dhe përgëzoj futbollistët për maksimumin e dhënë, gjithashtu shfytëzoj rastin të falenderoj udhëheqësinë e klubit e ua uroj qytetarëve të Pirzrenit për këtë sukses.”, vazhdoi trajneri.
Tutje, ai foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se po shijon momentin.
“Kemi pas marrëveshje një vjeçare me klubin, tash nuk është momenti të flasim për këtë gjë, dua ta shijoj festën me lojtarët e klubin, e do të shohim si do të rrjedhin gjërat në vazhdim”, përfundoi ai.