
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Lorik Jashanica (gazetar I sportit), Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Ferizajt dhe Lirisë, Jashanica tha se lëndimi i sulmuesit të Lirisë, Primce, prishi planet e ekipit prizrenas.
“Lëndimi i sulmuesit të Lirisë, Prince, në fillim të ndeshjes e prishi planin e Lirisë dhe bëri që klubi të kthehej në pjesën defanzive dhe në shumicën e kohës u mundua ta dërgoj ndeshjen në penallti.”, tha fillimisht Jashanica.
Tutje, Jashanica pati disa fjalë edhe për performancën e kapitenit të Lirisë, Robert Gjerajt.
“Dua ta potencoj performancen e kapitenit Robert Gjeraj i cili bëri një paraqitje shumë të mirë si një 39-vjeçar, ai pati 3 qepje në kokë pas ndeshjes.”, përfundoi Jashanica.